Dy shqiptarë, një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar, janë arrestuar në Peruxhia pasi u kapën duke shitur kokainë.
Patrulla e karabinierëve i pikasën duke tentuar të largoheshin me makinë, ku gjatë kontrollit iu gjetën katër pako me drogë dhe 300 euro. Pas kontrollit në vendbanimin e tyre, u sekuestruan edhe 700 euro cash, sasi tjetër kokainë dhe një peshore precize.
Të dy të rinjtë janë izoluar në paraburgim dhe po presin masën e sigurisë.