-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jozefina Topalli takim me shqiptarët në Parma: Vota juaj është detyrë patriotike

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Parma të Italisë. Topalli u ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë, pasi vetëm kështu mund të sjellin ndryshimin që të gjithë duan.

Ajo theksoi se vota e tyre nuk është vetëm një e drejtë por një detyrë patriotike. Topalli u shpreh se vota e tyre përfaqëson shpresën dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Sot dua t’ju bëj një thirrje të rëndësishme: Shqipëria ka nevojë për zërin tuaj. Për herë të parë, diaspora shqiptare ka mundësinë reale të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë përmes votës. Kjo është një mundësi historike, jo vetëm për të zgjedhur drejtuesit tanë, por për të dhënë një mesazh të qartë: Shqiptarët, kudo që ndodhen, janë një komb i bashkuar, që kujdeset për atdheun.

Vota juaj nuk është thjesht një e drejtë, por një detyrë patriotike. Ajo përfaqëson shpresën dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, për ne dhe për brezat e ardhshëm. Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshimin që duam të shohim.

Prandaj, ju ftoj që të regjistroheni dhe të siguroheni që vota juaj të dëgjohet. Shqipëria ju pret, ashtu si gjithmonë, me zemër të hapur dhe me shpresën që diaspora të jetë një zë i fuqishëm i së ardhmes.

Bashkë mund të bëjmë më shumë. Faleminderit dhe le ta bëjmë këtë hap të rëndësishëm për vendin tonë!”, ka thënë Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit