7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje dëbore në Juglindje, bllokohen disa rrugë dhe ka mungesë të energjisë elektrike

Kryesoret

Reshjet e shumta të dëborës kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë dhe kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave, si dhe ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Në Korçë në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, veçanërisht në majën e Bigllës.

Autoritetet rrugore kanë reaguar menjëherë për të mbajtur akset të hapura, duke dërguar më shumë se 15 mjete borëpastruese. Ata kanë punuar gjatë gjithë natës për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Kamenicë – Ersekë dhe Zëmblak – Dogana e Goricës së Madhe.

Në disa fshatra të njësive administrative Vithkuq dhe Lekas në bashkinë e Korçës, si dhe në Leskovik, në bashkinë e Kolonjës. ka mungesë të energjisë elektrike dhe grupet e OSHEE-së po punojnë në terren.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit