Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë organizuar një protestë kundër kampit të emigrantëve në Gjadër.
Aktivistët në fillim janë mbledhur para portit të Shëngjinit.
Ata shprehen se janë kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe planit për t’i dërguar në kampin e Gjadrit.