Vrasja e ndodhur këtë pasdite në Ndroq të Tiranës duket të ketë pasuar pas një prishje të pazareve të drogës.
Viktima, një banor i zonës, është qëlluar me armë zjarri nga autori, i cili është identifikuar si Julian Gjoshi nga Shijaku.
Sipas hetimeve të policisë, autori ka afruar në këmbë dhe ka kryer vrasjen, duke u larguar më pas me një makinë të tipit Benz (ML). Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.