Në orët e pasdites së sotme, rreth orës 15:30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Ndroq, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, autori ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar viktimën, duke u larguar menjëherë pas krimit.
Hetuesit janë angazhuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga shërbimet e policisë. Grupet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për ndalimin e personit të dyshuar.