-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA në Tiranë: Më 9 dhjetor do të nderojmë kampionët ndërkombëtar kundër korrupsionit

Kryesoret

Ambasada e SHBA në Tiranë ka deklaruar se me datë 9 dhjetor në Ditën Ndërklombëtare të Luftës kundër Korrupsionit do të nderohen kampionët ndëkombëtar.

Ambasada shkruan se korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe drejtësi, prandaj të rinjtë duhet që të formojnë një të ardhme pa korrupsion.

“Teksa i afrohemi Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit më 9 dhjetor, ne njohim rolin thelbësor që të rinjtë luajnë në luftën kundër korrupsionit. Me 1.9 miliardë të rinj në mbarë botën, ai ua merr atyre mundësitë – arsimimin, punësimin, shërbimet shëndetësore dhe mundësinë për të shkëlqyer. Korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe padrejtësi. Por të rinjtë nuk janë vetëm viktima; ata janë agjentë të fuqishëm të ndryshimit. Duke kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe duke nxitur novacionin, të rinjtë mund të formojnë një të ardhme pa korrupsion.

Na ndiqni teksa U.S. Department of State do të nderojë kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti më 9 dhjetor dhe do të promovojë individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit.”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit