-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Minimumi jetik 200 euro, paga mesatare 1200 euro në qeverinë e PD-së

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në qeverinë e PD-së, minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro.

Gjatë një tryeze me ekspertë për projektbuxhetin e vitit 2025, Berisha theksoi se rroga mesatare do të arrijë në 1200 euro. Ai siguroi se për këto ndryshime do të përdoren të ardhurat, të cilat do të investohen për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e standardeve.

“Nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme.

Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë?

Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqiptarë se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo.

Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur?

Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%?

Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit