Deputeti demokrat, për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook, ka reagur pasi BE këtë të premte i bllokoi përkohësisht fondet Serbisë për shkak të problemeve me çështjet e gjyqësorit.
Sipas Shehut kjo është një këmbanë alarmi edhe për Shqipërinë, pasi miqësia Rama-Vuçiç do të sjellë pasoja të njëjta edhe për vendin tonë.
Postimi i Shehut
“Rruga” e perbashket Rama-Vucic, shpejt do te coje ne pasoja te njejta per Shqiperine vs Brukselit!
Mbas bllokimit te raportit IBAR per Shqiperine nga Komisioni Europian, “kembanat” po bijen per me keq!
Nuk thone kot, “shoqeria e keqe te merr ne qafe”.
Dhe pasojat tejet negative te lidhjeve Rama-Vucic tashti jane te priteshme.
I lexuam ato ne ate artikull “programatik” famekeq anti integrim, te Rama-Vucic.
Po i pesojme nderkaq ne regresin e zhvillimit te disa sektoreve prodhues ne Shqiperi.
Ne nivelin e rolit tashme te humbur si “lider” ne Rajon per integrimin e stabilitetin.
Mali i Zi celi “Traktatin e antaresimit” me Islanden, jo me Shqiperine, qe ben hapa mbrapa.
Ndaj maredhenieve me negative se kurre me faktorin shqiptar ne Rajon e vecanerisht me Kosoven.
Tashme Serbise i bllokohet mbeshteja financiare per shkak te degradimit politik te sistemit te drejtesise.
Shqiperise, si hap i pare i bllokohet IBAR, kryesisht po per te njejten aresye.
Neser po i vjen radha Shqiperise per me keq, qe po “lundron” ne te njejtat rryma me Serbine, drejt Lindjes.
Rregjimet e kane fytyren te kthyer nga Lindja.
Ata i tmerron Perendimi.
Prandaj sot Shqiperia eshte ne udhekryqin e te ardhmes se saj!









