Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, ka shprehur skepticizëm të fortë për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia, duke theksuar se Serbia, në formën e saj aktuale, nuk është e gatshme të pranojë një Kosovë të lirë dhe të pacenuar.
“Nuk mund të tregohemi romantik me atë që kemi afër. Një ndër vatrat është konflikti Serbi-Kosovë. Zgjidhja që kemi ushqyer në mënyrë pozitiviste, përmes dialogut ku u investua BE-ja do arrinim qëllimin që Serbia do njohi Kosovën dhe të dy në BE. Serbia siç është sot kurrë nuk do e njohi Kosovën.
Serbia siç është sot Kosova e lirë dhe e pavarur, nuk do e njohë kurrë. Perëndimi shpreson përmes asosacionit të komunave, përmes një lloj federalizimi, ose përmes ndarjes. Ne që të pretendojmë se do njihet Kosova e pacenuar, nuk ka për ta njohur. Serbia nuk drejton veç veten, bën dhe interesa të tjera. Nuk na mjafton të themi një ditë do mbërrijë. Duhet të flasim me partnerët. Mund të kemi një situatë ku imponohet Kosova me forcë. Çfarë do ndodh, faktori shqiptar do e pranojë?”