Një 33-vjeçar u vra me 12 plumba në mbrëmjen e 3 shkurt të vitit 2017. 33-vjeçari Edvin Sadiku ishte pjesë e klanit Cipriano të Bitonos. Ai së bashku me një 37-vjeçar CF. me origjinë nga Bitonto kishin kryer një grabitje dhe më pas i kanë prerë rrugën një personi, të cilin e kanë detyruar që të dalë nga makina duke e goditur me tytën e armës.
Ata i kanë grabitur makinën dhe janë larguar nga vendngjarja më pas në befasi 37-vjeçari ka qëlluar me 12 plumba në drejtim të shqiptarit duke e goditur në qafë dhe në kokë.
37-vjeçari u arrestua dhe për të shmangur rrezikun ka deklaruar për aktet e kryera nga drejtuesit e grupit kriminal.