Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë të një postimi në rrjetin social në facebook ka përkujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova me rastin e 80-vjetorit të tij.
Osmani shprehet se Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi.
“Me urtësinë, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë! Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës.”, shkruan Osmani.