-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e eurove dhe kontratave, brenda vitit te sektori fason shkurtohen mbi 10 mijë vende pune

Kryesoret

Sektori i eksporteve të tekstileve dhe veshjeve te këmbës vijon të jetë në vështirësi për shkak të rënies së euros dhe kontratave porositëse nga vendet e Europës. Vështirësitë e sektorit kanë sjellë mbylljen e një sërë fabrikash dhe shkurtim të vendeve të punës.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për “Monitor” se nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

“Përveç mbylljes së fabrikave, shkurtimi i shumë prej vendeve të punës ka ardhur edhe për shkurtimin e linjave të prodhimit. Shumë prej fabrikave kanë përgjysmuar linjat e prodhimit për të reduktuar kostot e tyre. Ndërsa numri i fabrikave të mbyllura është i lartë. Vetëm brenda muajit janë mbyllur 3 fabrika në zonën e Durrësit me rreth 400 punonjës. Javën e kaluar u mbyll një tjetër fabrikë në zonën e Ndroqit, me pronësi italiane. Pas mbylljes së aktivitetit pronari u detyrua të shesë makineritë me çmim të lirë”.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit