Në “5 Pyetjet nga Babaramo”, Kreshnik Spahiu diskutoi mbi mundësinë e monitorimit të rrjeteve sociale në Shqipëri, duke theksuar se ky proces mund të ndihmojë në parandalimin e abuzimeve si fyerjet dhe shantazhet, por mund të cënojë lirinë e shprehjes.
“Pse është konsideruar Sky ICC një platformë kriminale? Sepse përdoruesit e saj ishin abuzivë dhe kryenin komunikime të paligjshme. Tani kam një pyetje që do të ndihmojë në ndërtimin e analizës time: Çfarë mund të jetë vendimi i qeverisë ndaj rrjeteve sociale në Shqipëri, nëse implementohet një monitorim i këtyre platformave? A do të kemi një përdorim produktiv që respekton të drejtat e njeriut, apo mund të kthehet në spekulim, abuzim, fyerje, shantazh dhe përdorim të fjalorit të dhunshëm?”