Kreshnik Spahiu analizoi në “5 Pyetjet nga Babaramo” situatën gjeopolitike dhe pasojat e tensioneve aktuale në rajon.
Ai theksoi se serbët janë më të qartë dhe të organizuar në projektin e tyre për një Serbi të Madhe, ndërsa shqiptarët janë të papërgatitur dhe të përçarë. Sipas tij, pas sulmeve terroriste në Kosovë, partitë politike në Tiranë dhe Prishtinë janë të zënura në akuzat ndaj njëra-tjetrës për lidhje me Vuçiçin, duke e kthyer situatën në një konflikt të brendshëm.
“Serbët janë më të qartë diplomatiksht në projektin e tyre për një Serbi të Madhe dhe ne shqiptarët jo vetëm që jemi të papërgatitur, por jemi edhe në konflikt me njëri-tjetrin për këtë çështje. Është e paprecedentë kur Kosova rrezikohet nga akte terroriste të cilat kryhen në 24 orë, këtu ka konflikt dhe sherr mes partive në Prishtinë dhe Tiranë. Tiranë dhe Prishtinë akuzojnë njeri-tjetrin se kush është spiuni i Vuçiçit. Aq larg vizionit jemi ne si faktor shqiptar për të qenë të organizuar.”