-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla në “5 Pyetjet nga Babaramo”: Serbia mbështet grupet terroriste në veri

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në intervistën e tij në “5 Pyetjet nga Babaramo”, tha se deri tani janë arrestuar 3 persona dhe mbi 10 të tjerë janë ndaluar lidhur me sulmin terrorist në Zubin Potok.

Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Vuçiç për mbështetje ndaj grupeve terroriste në veri të Kosovës, si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës.

Ne kemi të ndaluar mbi 10 persona, të arrestuar 3 të cilët janë prapa grilave. Po punojmë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist. Pres shumë shpejt të kemi rezultate duke qenë se kontigjenti që përballemi në numra më i limituar se më herët. Kemi adresat e duhura që duhet ti targetojmë. Janë dy organizata të cilat institucionet e Kosovës i kanë shpallur terroriste, mbrojtja civile dhe Brigada e veriut. Për shkak të veprimit të tyre terrorist janë shpallur nga qeveria e Kosovës. Të dyja mbështeten nga qeveria e Beogradit. E dimë se kjo është adresa. Ata të cilët që janë të inkuadruar domosdoshmërisht do hetohen nga institucionet e Kosovës. Ky sulm terrorist, duke parë edhe mos gatishmërinë e Beogradit që të ndryshojë që Serbia të demokratizohet, të marr kahjen e duhur për shtet demokratik.’

Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Vuçiç për mbështetje ndaj grupeve terroriste në veri të Kosovës, si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës.

‘Radoiçiçi është pjesë e grupeve, lideri në terren i sulmit në Banjskë. Ai është i paevitueshëm dhe në këtë rast. Serbia në njërën anë flet për bashkëpunim dhe në anën tjetër nuk arreston Radoiçiçin. Por edhe fakti që endet i lirë në Serbi. Kjo është dorë e Beogradit. Nuk janë veprime që bëhen nga individë të frustruar apo grupe aventurierësh. Pas dështimit me protesta të dhunshme, apo bllokimit me barrikada apo sulmit në Banjskë. Policia ka qenë e sulmuar 107 herë. Pastaj kaluan në një fazë tjetër shumë të rrezikshme. Sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Minimizuam impaktin e sulmit. Jemi të mobilizuar që gjëra të tilla të mos përsëriten. Të minimizojmë shanset që këto terroristë të përsëritin këto ngjarje.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit