Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në SHBA, ku një çift kosovar u vranë. 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi ka vrarë në fillim burrin e tij Pajtimin dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj. Motra e Pajtim Krasniqit reagoi me anë të një postimi ku akuzonte kunatën për vrasjen e të vëllait.
Ndër të tjera ka reaguar edhe ish konkurrenti i Përputhen Andi Artani me anë të një postimi ku thekson se gruaja e kishte tradhtuar Pajtimin dhe nuk ka pranuar ndarjen me të. Sipas tij kjo arsye ka sjellë edhe 27-vjeçaren që të kryejë këtë akt të rëndë.
“Për hir të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.
Gruaja e tij Sabrina Krasniqi (Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ia ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.”, shkruan Andi.