Policia belge ka arrestuar gjashtë shqiptarë pasi akuzohen për importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Hetimi ka nisur që në vitin 2023 nga policia gjyqësore federale Antëerp ku u zbulua në godinë një lavanderi kokaine që i shtypte dhe i paketonte dhe më pas tregtohej në gjithë Evropën.
Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antewerpen Kristof Aerts tha se “Me udhëzimin e gjyqtarit hetues, janë kryer 5 kontrolle në Antëerp, Berchem dhe Borgerhout. Gjatë kontrollit në Somersstraat, pranë Stacionit Qendror, u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Gjashtë burra të moshave 22 deri në 57 vjeç u sollën para gjykatësit hetues pas marrjes në pyetje. Të gjashtë u arrestuan dhe u dërguan në burg.”
Ndërkohë të dyshuarit do të dalin para gjykatës të martën dhe po vijon hetimi gjyqësor.