-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

122 mijë euro në dorë/ SPAK: Manovrat e Dogjanit, si e fshehu apartamentin

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme njoftoi detaje nga dosja e deputetit demokrat, Asllan Dogjani që e dërgoi në gjyq për fshehje të pasurisë. Konkretisht një apartamenti, që sipas SPAK-ut e ka blerë me 122 mijë euro cash në vitin 2006 dhe është përpjekur që të fshehë burimin e të ardhurave. Dogjani ka deklaruar se apartamentin e ka shlyer me konsulencë, por në fakt hetimet kanë zbuluar se e ka paguar cash.

“Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

Në GJKKO ku tashmë pritet të vendoset seanca paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim. Këtë të martë është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit të seancës paraprake dhe gjyqtare do jetë Rudina Palloj.

Në hetim nga SPAK është edhe deputeti tjetër demokrat Luan Baçi edhe ai në hetim pasuror pasi akuzohet nga ish ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro” njofton SPAK-u.

Dogjani u mor si i pandehur, SPAK: Bëri deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit