Karabinierët e Barit, me mbështetje nga Njësia e Helikopterëve dhe Njësia e Qenit Modugno, arrestuan 8 persona, përfshirë shqiptarë dhe italianë, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë dhe Italisë.
Grupi kriminal, i përfshirë në furnizimin me kokainë dhe marihuanë, kishte një xhiro prej mbi 7 milionë euro në muaj, duke përdorur Shqipërinë si bazë operacionale. Hetimet, të nisura pas një incidenti të dhunshëm në Viareggio, zbuluan rrugët e trafikut dhe struktura sofistikuar të grupit, i cili mundësoi transferimin e të ardhurave në Shqipëri.
Gjatë operacionit u sekuestruan 15 kg kokainë, 2 kg marihuanë dhe 15 mijë euro.