Rrjeti i transportit në Shqipëri nuk është gjithëpërfshirës për të gjitha format e transportit, por çdo komunitet dhe zonë janë plotësisht të aksesueshëm të paktën me rrugë në çdo kohë. Investimi në infrastrukturën e transportit në dekada është investuar kryesisht nga fondet e buxhetit. Arsyetimi politik është që të bëhen udhëtimet më të shpejta, më efikase në karburant ose më të arashikueshme për sa i përket kohës së udhëtimit.
Në përgjithësi, efekti ekonomik i investimeve në rrugë është zvogëlimi i kostos së udhëtimit, kryesisht për sa i përket kostos së kohës. Nëse rritet besueshmëria e udhëtimit, atëherë kostot që lidhen me paparashikueshmërinë dhe rrezikun gjithashtu mund të reduktohen. Thënë kjo, ne kemi shqyrtuar se si reduktimet në koston e lëvizjes mund të ndikojnë në kapacitetin e ekonomisë në çfarëdo zone dhe komuniteti, si për të prodhuar e tregtuar, por dhe për të konsumuar.
Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh nëse efektet janë në aktivitetin ekonomik në nivel kombëtar apo lokal. Ndoshta efekti potencial më i dukshëm është se përmirësimet e infrastrukturës mund të zvogëlojnë kostot e transportit të biznesit dhe kështu të ulin kostot e përgjithshme të prodhimit duke u mundësuar kështu bizneseve të operojnë në mënyrë më efikase.
Duke e parë këtë nga këndvështrimi i një biznes prodhues dhe eksportues, nëse investimi i transportit çon në uljen e kostove të transportit në krahasim me konkurrentët në vende të tjera, atëherë biznesi duhet të jetë në gjendje të fitojë pjesën e tregut dhe të zgjerohet. Si rrjedhim, bizneset në zonat ku kostot e transportit kanë rënë priren të zgjerojnë prodhimin dhe punësimin.
Nga pikëpamja e ekonomisë kombëtare prodhimi neto mund të rritet sepse kostot e përgjithshme kombëtare janë reduktuar. Megjithatë, mund të ndodhë gjithashtu që rritja e prodhimit në nivel lokal të zhvendosë prodhimin diku tjetër. Megjithatë, përmirësimet e transportit ndikojnë në lehtësinë e lëvizjes dhe përmirësimet e infrastrukturës e bëjnë më të lehtë për njerëzit të punojnë diku tjetër mund të çojnë në kushte më të shtrënguara të tregut lokal të punës.
KLIKO KETU për të lexuar studimin e plotë nga ALTAX