Tronditen kriminelët. Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Europol njoftoi përfundimin e operacionit më 3 dhjetor, duke zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë. Matrixin e kanë përdorur edhe shqiptarët. Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se ishte kontaktuar në këtë aplikacion nga Suel Çela.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Uilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Uilson për shumën 150.000 Euro.
Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma” tha ai ndër të tjera.
Hapen 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, çfarë është MATRIX? Dridhen bosët