-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kunati i Altin Hajrit rrëzon SPAK-un dhe konfirmon Berishën: Viktima punoi tek ‘Golden’

Kryesoret

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq ka deklaruar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin. Më tej, Gjoshi që është kunati i Altin Hajrit ka deklaruar se “unë atë (Alfred Dedja) e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi.

“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, ka treguar 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Deklarata e autorit se e ka “mbajtur me lekë dhe bukë kur punonte tek Golden” konfirmon atë që tha Sali Berisha se viktima ka qenë pjesë e punonjësve të kompleksit. SPAK e mohoi, por Gjoshi rrëzon SPAK-un dhe me këtë deklaratë konfirmon Berishën.

Çfarë tha SPAK-u pas akuzave të Berishës?

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin Alfred Dedjan viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.

Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit” tha SPAK-u.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit