-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi miraton buxhetin, Bardhi: Thellon varfërinë për qytetarët

Kryesoret

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2025 në Kuvend. Me 75 vota pro dhe 24 kundër, buxheti u miratua, ndërkohë që deputetët e opozitës propozuan amendamente që u rrëzuan nga mazhoranca.

Bardhi e cilësoi buxhetin si një instrument që thellon varfërinë për qytetarët, ndërsa favorizon mirëqenien personale të Edi Ramës dhe të rrethit të tij.

“Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:

kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit