-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci për sulmin në veri: U tentua të gjunjëzohej shteti

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci u shpreh se sulmi i kryer në kanalin e Ibër-Lepencit ka synuar të shkaktojë gjunjëzim të shtetit të Kosovës e edhe katastrofë humanitare. Sipas Maqedoncit, sulmi kishte synim shkatërrim masiv me dëme të paparashikueshme.

“Një sulm i madh që ndoshta jo vetëm Kosovë, por edhe më gjerë. Një prej sulmeve terroriste që kishte synim shumë shkatërrues. Mund të jetë ndër sulmet që kishte qëllim të shkaktonte dëme të paparashikueshme.

Besoj se qëllimi taktik i këtij sulmi ka qenë të mohojë shërbimet esenciale, përfshirë energjinë elektrike e  ujin, e si qëllim strategjik nga ky sulm u tentua të gjunjëzohet shteti e të  destabilizohet jo vetëm Kosova, duke shkaktuar katastrofë humanitare”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka shtuar se po të mos kishte reagim të sinkronizuar të të gjitha institucioneve për sanimin e situatës, gjendja do të ishte edhe më e rënduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit