Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, prindërit dhe shoqëria civile kanë organizuar një protestë në Tiranë, duke kërkuar masa për sigurinë në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Protestuesit marshuan nga shkolla “Fan Noli” deri te Ministria e Arsimit, duke kërkuar rritjen e oficerëve të sigurisë dhe kufizimin e rrjeteve sociale që, sipas tyre, promovojnë dhunë te të rinjtë.
Vrasja e Cani dhe plagosja e shokut të tij kanë shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa Kryeministri Rama ka paralajmëruar mbylljen e TikTok për të frenuar dhunën.