-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Qendrat e pritjes për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë

Kryesoret

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka konfirmuar se qendrat e pritjes për emigrantët në Shqipëri do të jenë funksionale, duke e quajtur projektin një “ndryshim të plotë” në menaxhimin e flukseve migratore.

“Qendrat në Shqipëri do të punojë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete4.

Ajo ka theksuar se është duke punuar për zgjidhje dhe se vendimi për këtë do të merret pas vlerësimit të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

“Është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore. Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së. Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit