Qazim Laçi ka qenë protagonist në fushë me një gol të bukur për Spartën e Pragës në ndeshjen ndaj Karvinës në kampionatin çek. Mesfushori shqiptar realizoi golin e tij të parë të sezonit, pas 13 ndeshjesh të zhvilluara, ku gjithashtu kishte dhuruar një asist.
28-vjeçari, i cili luan te Sparta e Pragës që nga viti 2022, ka pasur një eksperiencë të mëparshme te Ajaccio në Francë. Ky gol është një kontribut i rëndësishëm për ekipin në këtë edicion.