Armando Broja do të bëjë debutimin e tij këtë javë me Evertonin, konfirmoi trajneri Sean Dyche. Ai theksoi se sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Ullvërhempton, por nuk ka treguar nëse do të startojë nga fillimi.
Dyche e vlerësoi Brojën si të gatshëm për të kontribuar në sulm, ndërsa përmendi mungesën e Çermetit, i cili ende ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar.
“Broja padyshim do të jetë pjesë. Çermiti nuk është gati. Ai po stërvitet shumë por ka nevojë për një program të zgjeruar ndeshjesh. Por Broja duhet të jetë pjesë”, tha trajneri në konferencën për shtyp.
Pas ndeshjes me Ullvërhempton, Everton do të luajë derbin ndaj Liverpulit, një ndeshje kyçe për ekipin që është afër zonës së rënies.