Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Uashington. Basha u takua me drejtues të Partisë Popullore Europiane, me presidentin Weber, me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining, me legjislatorë të Parlamentit Europian si Davor Ivo Stier.
Ai u shpreh se ky forum është një mundësi për të diskutuar për të ardhmen e marrëdhënive translatike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota.
“Forumi i IDU në Washington do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump.”, thotë Basha.