Një 32-vjeçar maroken është arrestuar sot pas sulmit me thikë ndaj një shqiptari 38-vjeçar më 18 tetor 2024, në një lokal në Parma, Itali.
Sipas hetimeve, marokeni goditi shqiptarin me gjashtë goditje thike në qafë dhe fytyrë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas sulmit, lokali u mbyll për shtatë ditë, pasi as pronari dhe as punonjësit nuk lajmëruan policinë.
Shkaku i debatit mes dy personave nuk është ende i qartë. Fatmirësisht, shqiptari mbijetoi dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Autoritetet arrestuan 32-vjeçarin në Caprara, një fshat pranë Reggio Emilia, dhe ai tani ndodhet në burg.