Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në Komisionin e Posaçm Parlamentar ka theksuar se në ditët e sotme intensifikimi dhe përhapaja e shpejtë e kërcënimve hibride paarqitet si një sfidë shumë serioze.
Hoxha u shpreh se në nivel global janë katër aktorë kryesorë të luftës hibride.
“Në nivel global, është gjerësisht e pranuar se aktorë kryesorë të luftës hibride dhe në çdo sulm kibernetik janë të ashtuquajturit “Big Four” 4 shtetet kryesore: Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër vendet më aktive në luftën hibride është Rusia. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet i ndarë dhe në të veprojnë forca konkurruese politike. Vlerësohet se Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon, duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit evropian të këtyre vendeve, nëpërmjet influencës politike, por edhe ekonomike.
Gjithashtu pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet nëpërmjet satelitëve të saj në rajon.
Të njëjtat burime perëndimore vlerësojnë se 90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe.”, tha ministri Hoxha.