Mësuesi i shkollës së mesme të bashkuar Mbrakull në Poliçan është proceduar penalisht pas kërcënimit të një nxënësi 18-vjeçar. Nxënësi D.L. ka denoncuar mësuesin e fizikulturës, Ervis Shpata, duke thënë se ishte kërcënuar pas një periudhe ofendimesh të vazhdueshme në rrjetet sociale.
Sipas mësuesit, nxënësi e kishte ofenduar për një muaj me profil fals, dhe pasi e mori vesh, e thirri pas mësimit për të kërkuar që të ndalonte sharjet.
Pas hetimeve, Shpata është proceduar për veprën penale “Kanosja” dhe dosja i është kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.