Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ballkanit, pas eleminimit të skuadrës në Kupën e Kosovës. Pollozhani, i cili mori drejtimin e ekipit tre muaj më parë pas largimit të Ilir Dajës, vendosi të largohet pas rezultateve të dobëta që nuk përkonin me objektivat e klubit.
Klubi kampion i Kosovës ka pranuar dorëheqjen e tij dhe ka njoftuar se do të nisë menjëherë procesin për të gjetur një trajner të ri.