Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën ppër ish kreun e njësisë administrative Besnik Simoni. Ai u përfshi në një përplasje me armë në muajin prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet.
Besnik Simoni është deklaruar fajtor dhe dënohet me 12 vite burg. Simoni akuzohet për veprat penale “vrasja në kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë vuajtja e dënimit të tij do të bëhet në një burg me sguri të zakonshëm.
Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.