-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov kërcënon gazetarin: Nëse nuk dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin një armë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u bë objekt vëmendjeje ndërkombëtare pas një reagimi të ashpër ndaj një gazetari gjatë një konference për shtyp në New Delhi, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

Incidenti ndodhi kur një gazetar iu përgjigj disa telefonatave brenda sallës, ndërsa Lavrov po zhvillonte intervistën.

“A mund të na lini rehat? Nuk po bëj shaka! Djema, nxirreni jashtë… Zotëri, më vjen keq, nëse nuk e dorëzoni telefonin tuaj, ata do të nxjerrin një armë,” tha Lavrov, duke reaguar ndaj ndërhyrjeve të përsëritura gjatë konferencës.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale për tonin e papritur dhe kërcënues të ministrit rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit