Në një zhvillim të papritur, qeveria franceze e kryeministrit Michel Barnier ka rënë pas një mocioni mosbesimi të mbështetur nga partitë e majta dhe ato të djathta ekstreme.
Ky është rasti i parë që një qeveri franceze rrëzohet nga një votë mosbesimi që nga viti 1962. Gjatë fjalës së tij, Barnier theksoi se vështirësitë fiskale të Francës nuk do të zgjidhen me këtë mocion, duke mbrojtur buxhetin e tij të kontestuar.
Rrëzimi i qeverisë ka futur vendin në kaos politik dhe ekonomik.