-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bayrou dorëzoi dorëheqjen, Macron shqyrton kandidatët për postin e kryeministrit

Kryesoret

Ditën e djeshme u rrëzua qeveria franceze dhe kryeministri Francois Bayrou ka dorëzuar dorëheqjen e tij.

Rrëzimi i Bayrou e bën atë kryeministrin e gjashtë që largohet gjatë presidencës së Macron, pas Édouard Philippe, Jean Castex, Élisabeth Borne, Gabriel Attal dhe Michel Barnier.

Ndërkohë presidenti Emmanuel Macron po shqyrton emrat dhe kandidatët favoritë.
Macron po shqyrton ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin dhe ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu. Në listë përmenden gjithashtu ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin dhe ministri i Financave Éric Lombard.

Sipas burimeve të Politico, emri i Lecornu është diskutuar të hënën në Pallatin Élysée.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit