Ditën e sotme një dyqan në Vlorë është djegur totalisht nga rrjedhja e bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në dyqanin që shërbente për pjekjen e mishit.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse po nuk kanë mundur që të shuajnë zjarrin pasi dëmet ishin të mëdha.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.