Një 61-vjeçar, i shpallur në kërkim prej tre javësh, është arrestuar nga policia e Fierit. Shtetasi D. M., banues në fshatin Peshtan Bregas, dyshohet se bashkëpunonte me djalin e tij, J. M., për shitjen e lëndëve narkotike.
Operacioni policor “Peshtani” ka çuar në kapjen e 61-vjeçarit, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Djali i tij, 37-vjeçari J. M., ishte arrestuar më parë më 15 nëntor 2024.
Të dy ata janë të përfshirë në një aktivitet kriminal të lidhur me trafikun e drogës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.