Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka hedhur akuza të forta ndaj kolegëve të Partisë Socialiste, duke pretenduar se ata i kanë vjedhur xhupin.
Pas një seance parlamentare, Korreshi është shprehur jashtë Kuvendit se xhupi i tij është zhdukur, duke shtuar me ironi: “Më vodhën xhupin, ja tani. Aq shpejt iku PS sa… Më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur. O çfarë turpi!”
Ai gjithashtu ka shpërndarë një postim në Facebook, ku ka publikuar një foto duke e treguar xhupin që kishte veshur atë mëngjes, duke e përdorur si provë për të demonstruar se e kishte me vete kur shkoi në Kuvend.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasën me njëri-tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopët 12 vjet. Jo për gje po kam dhe shamin e qurreve në xhep. 🤣 (Prova që isha me xhup në mëngjes)”, shkruan Korreshi.