Në Kuvend, deputeti i PS-së, Blendi Klosi reagoi ndaj opozitës për qëndrimin e saj ndaj ligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.
Ai theksoi se kjo është një mundësi për zonat që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë gjobat dhe se, si mazhorancë, ata po hartojnë ligje që u shërbejnë qytetarëve.
“Nuk mund të jeni kundër një ligji që ndihmon qytetarët, dhe qytetarët do t’ju japin votën për ligje që i shërbejnë atyre”, u shpreh Klosi, duke shtuar se është e papranueshme të qëndrohet kundër kërkesave të nevojshme për ndihmën e qytetarëve.