-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët në Spanjë

Kryesoret

Roja Civile spanjolle ka arrestuar një grup shqiptarësh që kryenin vjedhje në bankomatete ATM. Shtatë shqiptarët përdornin kamionë vinç për shkuljen dhe transportin e tyre. Ata akuzohen se kanë kryer 19 grabitje të tilla me të njëjtën metodë kriminale.

Sulmet janë kryer në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelonë. Sulmi më i madh i grupit të shqiptarëve cilësohet ai i muajit shkurt në një bankë në Cartagena (Murcia), ku grabitën 45000 euro, sipas medias spanjolle.

Grupi përdorte kryesisht makina të vjedhura, u ndërronin targat, si dhe gjenin magazina apo kompani ndërtimi që kishin kamionë të përdorur në shitje, me qëllim për të grabitur bankat, mundësisht në qytete të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 42 72 euro cash të cilat mund të korrespondojnë edhe me grabitjen e fundit, në një degë bankare në qytetin Olesa de të Barcelonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit