Tirana është shpallur “Kryeqyteti i Inovacionit për Qeverisjen Vendore”, një titull që i është dhënë në një ceremoni ndërkombëtare që u zhvillua në Romë.
Ky vlerësim nderon përpjekjet e kryeqytetit shqiptar për të modernizuar administratën publike dhe për të promovuar teknologjitë e reja në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.