Një ditë pasi babai i tij e denoncoi si të zhdukur, policia ka gjetur të pajetë 33-vjeçarin nga Durrësi. Sipas informacioneve, ai u gjet i mbytur në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij në lagjen nr. 15.
Autoritetet thonë se nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se 33-vjeçari mund të jetë rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe është mbytur.