-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A mund t’i sigurojë kriza në Siri një rrugë shpëtimi Ukrainës?

Kryesoret

Sulmet befasuese të kryengritësve në veriperëndim të Sirisë mund të tërheqin vëmendjen e disa nga trupave ruse larg nga lufta e tyre e vazhdueshme në Ukrainë, por a do të jetë ky shpërqendrim i mjaftueshëm për t’u bërë një shpëtim për Kievin?

Kryengritësit, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, i cilësuar si grup terrorist nga SHBA-ja, nisën një sulm të shpejtë kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, aleat i ngushtë i Kremlinit, një javë më parë.

Kryengritësit hynë në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppo, dhe në provincën Hama, që ndodhet pak më në jug.

Lufta në Siri, edhe pse nuk është përfunduar zyrtarisht, ishte shndërruar në një konflikt relativisht të qetë vitet e fundit.

Vlerësimet nga Kombet e Bashkuara në vitin 2022 sugjeronin se më shumë se 300 mijë civilë ishin vrarë në dhjetë vitet e para të konfliktit, shkruan newsweek.

Rusia ka mbështetur regjimin e Assadit që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, duke hyrë formalisht në konflikt në vitin 2015 për të mbështetur liderin sirian.

Qendra e SHBA-ve për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e ka përshkruar lëvizjen e Rusisë në këtë konflikt si ofrim të “forcave ajrore vendimtare për trupat tokësore të mbështetura nga Siria dhe Irani”, duke forcuar kontrollin e Assadit mbi territorin e vendit.

Por, kryengritësit e udhëhequr nga islamistët i kanë habitur Assadin dhe aleatët e tij.

Ata duket se janë ndeshur me rezistencë të pamjaftueshme nga forcat e regjimit, të cilat kishin shtyrë pas luftëtarët kryengritës nga Aleppo dhe disa zona të Hama në vitin 2016.

Forcat e armatosura siriane, besnike të Assadit, thanë të shtunën se kryengritësit kishin “nisur një sulm në shkallë të gjerë” në disa pika në Aleppo dhe në jugperëndim në Idlib, me “dhjetëra” ushtarë pro-regjimit të vrarë.

Ushtarët u tërhoqën për të forcuar linjat e tyre mbrojtëse, tha ushtria gjatë fundjavës, dhe për “të përgatitur një kundërsulm” përballë sfidës më të madhe për pushtetin e presidentit sirian në disa vite.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), organizatë monitoruese me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha të mërkurën se ndërkohë që kryengritësit kishin bërë përparim një ditë më parë në zonat rurale rreth Hama dhe po “afroheshin me qytetin Hama,” forcat e regjimit kishin rikuperuar disa fshatra afër qytetit.

Sa do të ndiejë Rusia nevojën për t’u përfshirë në ndonjë kundërsulm, mbetet për t’u parë.

Do të ketë ndikim në Ukrainë?

“Çdo nivel i kapaciteteve politike, ekonomike ose ushtarake ruse që devijon nga konflikti kundër Ukrainës është i dobishëm për Ukrainën”, vlerëson William Freer, studiues në sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Këshilli i Gjeostrategjisë.

“Përgjigja do të jetë shumë e kufizuar”, tha Freer për Newsweek dhe shtoi se “lufta në Ukrainë është shumë e rëndësishme për Kremlinin”.

“Burimet ushtarake ruse të devijuara për Assadin nuk do të ndryshonin shumë në lidhje me fushatën e tyre në Ukrainë”, mendon Nick Reynolds, studiues në luftën tokësore në Institutin Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI).

“Për pasojat e plota të rënies së Aleppos dhe ndikimi mbi regjimin në Damask nuk janë ende të qarta, por lufta në Siri është në një shkallë shumë më të vogël sesa ajo në Evropë dhe forcimi i regjimit të Assadit është e pamundur që të kërkojë një angazhim material të rëndësishëm”, tha Reynolds për Newsweek.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit