Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë deklarata të forta ndaj qytetërimit perëndimor, duke e cilësuar atë si një sistem të ndërtuar mbi “gjak, masakra, genocid dhe shfrytëzim”.
Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, ai ka theksuar se ky “progres” ka arritur të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes, por ka parashikuar se një ditë, periudha e përparimit perëndimor do të përfundojë.
Erdogan ka shtuar se qytetërimi perëndimor, që përjashton vlerat njerëzore dhe të shenjta, do të shembet dhe se qytetërimi i Lindjes, i mbështetur në dashurinë dhe njerzillëkun, do të lulëzojë dhe ngrihet me lejen e Zotit.