Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit. Shiu ka rënë me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme, duke vështirësuar lëvizjen në rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 dhe në pjesërisht në lagjen 17. Uji ka arritur të dalë mbi trotuare, duke bllokuar kalimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Megjithatë, moti i keq nuk ka krijuar probleme në portin e Durrësit. Raportohet se tragetet që ishin të planifikuara për të nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë do të lundrojnë sipas orarit të parashikuar.