-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Sarajevë: Kosova i detyrohet Bosnjës për ndërhyrjen e NATO-s në 1999

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, ka theksuar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Bosnjës, duke e cilësuar Bosnjën si një shtet mik të Kosovës.

Ai ka theksuar se dy vendet ndajnë një histori të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

“Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg Prishtinës, por për të ardhur, unë dhe delegacioni im duhej të kalonim barrierën e kufizimeve të vizave. Unë sjell përshëndetje nga qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin një mik në Bosnje. Ne ndajmë historinë dhe të kemi një të ardhme të përbashkët evropiane, prandaj kemi zbatuar në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes bazuar në kartat e identitetit dhe atë që kemi arritur përmes procesit të Berlinit. Bosnja dhe Kosova janë të lidhura përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i detyrohet Bosnjës. Në Bosnje, ndërhyrja e NATO-s u bë pas vitit të katërt të luftës, dhe në Kosovë pas vitit të dytë të luftës’’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit