Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Sixteen”, ka sekuestruar dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të realizuar në lagjen nr. 16 të Durrësit.
Në gjendje të lirë është proceduar gjithashtu një 20-vjeçar, shoku i arrestuarit, i cili është nën hetim për veprën penale. Policia ka kaluar materialet në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.